Rei Manaj është kthyer në këto dy sezone në idhullin e tifozëve të Sivaspor.
Kthimi i tij në fushën e lojë sot pas dëmtimit me dy gola të shënuar ishte prova e rëndësisë që ka tashmë sulmuesi shqiptar për këtë skuadër dhe se fati i saj varet nga forma e tij para portës.
Pas fitores 3-2 ndaj Hatajspor, padyshim që Manaj ishte lojtari më i duartrokitur nga mbështetësit e skuadrës turke dhe ai ka shkuar t’i përshëndesë personalisht ultrasit e ekipit.
Këta të fundit kanë përfituar nga rasti për të marrë “kujtime” nga Manaj, duke i rrëmbyer komplet uniformën e ndeshjes.
Kësisoj Manaj është larguar nga takimi me tifozët e tij, duke dalë i zhveshur nga fusha.
https://streamin.one/v/a8bfb614