Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj ka shënuar dygolësh me Sivaspor pas rikthimit nga dëmtimi.
Goli i parë u shënua në minutën e 43-të, pasi sulmuesi i Kombëtares përfitoi me kokë nga goditja e këndit. Katër minuta më vonë Hatajspor barazoi me penallti dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.
Në pjesën e dytë, në minutën e 73-të Manaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund skuadra e tij triumfoi me shifrat 3-2.
Rikujtojmë që deri tani Manaj ka shënuar 3 gola në këtë edicion.
Goli i Rei Manajt: (VIDEO)
PENALLTIA E MANAJ (VIDEO)