“Të lutem të mbarojë unë…”! A e di kush ku fiket Zhaku? Kërkon respekt, por nuk e di vetë ç’është respekti

Prime i radhës ka nisur me shumë debate dhe diskutime të zjarrta për gjithë situatën e ndodhur në shtëpi së fundmi mes Luizit dhe Kiarës.

Nuk po ndalemi fare te kjo sepse ishte gabim shumë i madh i Luizit dhe kjo cështje mbyllet këtu. Por duam të ndalemi pak te Zhaklina.

Ka një orë që ka filuar prime dhe mbi 40 minuta ka folur vetëm Zhaklin! Sa nis një banor për t’iu kundërpërgjigjur, Zhaklina i pret fjalën dhe i thotë “Më lër të mbarojë” ndërkohë ka minuta të tëra duke folur.

Zhaklina që i bën moral Luizit sot është po kjo Zhaklina që primen e kaluar mbështeti publikisht Kristin që ka nisur një lidhje brenda ndërkohë që ka pasur lidhje jashtë.

Po këtë si e justifikon Zhaklina? Po të ishte Kristi sot në këtë situatë, si do vepronte Zhaklina? Me siguri jo kështu sic po bën tani ndaj Luizit.

Zhaklina eshte kapur keq edhe me Ermionen per menyren se si u sollen ne ate situate mes Kiares dhe Luizit dhe Maestros.

Back To Top