“Mund të përjashtohem të shtunën”! Luizi i tregon Kiarës çfarë ka bërë dhe frikën e vendimit drastik

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë patur një tjetër diskutim mes tyre, kësaj here për ta sqaruar një herë e mirë situatën e ndodhurmes tyre dy ditë më parë. Ka qenë Luizi, i cili ka bërë një hap për të rregulluar marrëdhënien me Kiarën duke i shkuar te krevati, e duke i kërkuar falje. Luizi i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë, e se është personi i fundit që do i bënte keq, megjithatë Kiara ishte më e tërhequr.

Luizi: Tani ti më do për vete, apo dëshiron ti thuash të tjerëve, “ja e bëra të më kërkojë falje? Mi thuaj mua gjërat, jo Arbanës. I vetmi person që duhej të kisha në krah, ishe ti. Të thoje “ok ai më bëri këtë, unë reagova ashtu në atë moment, se u lëndova”, kaq. Ta kalojmë bashkë, është shumë e vështirë ta kalojmë kështu siç thua ti. Unë e di se sa më do dhe e di se sa të dua unë.

Unë e kam nisur për tu dukur diçka e bukur, arriti Luizi ta bëjë Kiarën të qeshi, nuk e dija që do më dali nga hundët. As se kam menduar ndonjëherë. Është fakt, nuk pse më dëgjon me zë ta them që jam kaq shumë i përfshirë në këtë lojë, habitem edhe me veten. Ndoshta kjo ndikon edhe te marrëdhënia jonë, por ajo që nuk llogarit ti është që kjo (loja) nuk është e përjetshme, kurse kjo që kemi ne është e përjetshme, kjo edhe një muaj është.

Nuk po të kërkoj të durosh diçka që do të të bëj ty, por duro këto që po bëj. A e din se me shumë gjasa mund të përjashtohem të shtunën? Për atë që ndodhi me Evën. Unë nuk i thashë gjë, por si do të interpretohet jashë? Mund të interpretohet si dhunë psikologjike, mund ta keqinterpretojnë, mund ta ekzagjerojnë.

Kur thashë që mund të vijë një zarf i zi, e kisha për vete. Mos kujto se e kam fushë me lule edhe unë. Në atë moment që e kemi bërë atë debat, e kanë parë edhe shumë fëmijë. Kanë parë një djalë që është djali i asaj me moshë, duke i kthyer fjalë. Çfarë mesazhi është ky?

Kiara: Ti vazhdon dhe thua “Kiarën nuk dua ta votoj lider se nuk është gati”, çfarë janë këto nënvlerësime? E kupton që është një moment delikat mes ne të dyve? I le Oltës vend për të komentuar. Nuk më bëhet vonë pse nuk më zgjedh mua. Sqarimet e tua janë vetëm strategji loje.Luizi: Ti nuk je nga ato femra që kërkon gjëra sipërfaqësore ose materiale, ti kërkon gjëra shpirtërore, një njeri që ta duash.

Kiara: Më ke thënë që nuk do më lëndosh kurrë edhe e bëre. Tani kam nevojë që në krahët e mi të kem një person që të nxjerri një version akoma edhe më të mirë të vetes time. Mund të më bësh akoma edhe më të lumtur nga sa më ke bërë, brenda kësaj shtëpie.

Luizi: Unë të dua kështu siç je, nuk dua të të ndryshoj. Kiara: Unë nuk jam përpjekur të të ndryshoj ty, por të të rregulloj gjërat që mundeshe t’i bëje. Të kam shtyrë për mirë që t’i bësh disa gjëra. Është gjithmonë një frikë se ti mund të kthehesh siç ishe.

Luizi: Fjalët e Zhakut nuk janë të Zhakut. Ajo dhe Arbri, kanë një përqindje shumë të vogël të fjalëve që thonë të tyre, marrin edhe fjalët e tjerëve jashtë. Ajo kur më thotë “ka arritur një moment që nuk mund ti mbash të dyja”, kjo vjen nga të gjitha reagimet që Zhaku shikon jashtë.

Kiara: Ti re shumë në zonën e komfortit, Kiara është aty, unë do fitoj, batuta gjëra, e dua, më do, i them një gjë, mërzitet i kalon.Luizi: Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi. Kiara: Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë.

Back To Top