Ernest Muçi është kthyer përsëri protagonist me fanellën e Beshiktashit, duke dhënë asist në fitoren e sotme përballë Koniaspor me shifrat 2-0, që mban ekipin e kryeqyteti në ndjekje të Gallatasarajit.,
Pas ndeshjes, ka qenë pikërisht sulmuesi shqiptar i zgjedhur si një nga lojtarët që do të fliste para mediave për këtë sukses dhe ai ka shmangur çdo lloj debati në një javë delikate për Beshiktashin që luan me Olimpik Lionin në Europë dhe më pas më Gallatasarajin në kampionat.
“Ishin tre pikë shumë të rëndësishme.
Atmosfera ishte shumë e mirë. Tifozët na mbështetën. Ne luajtëm mirë dhe me mbështetjen e tyre fituam, ndaj jemi të lumtur. Ishte një fitore e mirë para Europës. Tani do të fokusohemi te Lioni dhe derbi, do të vazhdojmë kështu.
Pozicioni në të djathtë? Përtej vendimit të trajnerit, nëse është krahu i djathtë apo i majtë, unë jam këtu që të jap 100%. Gjëja e rëndësishme është të fitojmë si një skuadër dhe për Beshiktashin që të përmirësohet. Individët kalojnë në plan të dytë, gjëja e rëndësishme është skuadra”, tha Muçi pas ndeshjes.