Luizi as që e ka idenë çfarë e pret: Pasi të dal nga këtu, ishalla gjej punë! Do trokas në dy-tre dyerë por…

Luizi e ka thënë shpesh që është pa punë kur të dalë nga shtëpia e BBV. Ai më herët ka treguar që e humbi punën që kishte, kur u fut në shtëpi pasi nuk i dhanë leje.

Ky ka qenë edhe argumenti i videos më poshtë, ai është duke biseduar me maestron dhe i thotë se do trokasë në dy tre dyer dhe ndoshta do ia hapin tani pasi ndoshta do e njohin.

Luizi punonte në KESH por atje nuk i dhanë leje me arsyen se do u prishej imazhi. Ai ka treguar se e gjitha ndodhi vetëm 2 ditë para se të futej në Big Brother VIP. Kur iu komunikua ky vendim, Luizi tha se dha dorëheqjen nga puna.

Por tani, me pjesëmarrjen në BBV ai është kthyer në kryeqendrën e bisedave, lajmeve, medias së shkruar e rrjeteve sociale.

Fama e tij duket se u ka sjellë të mira mjaft personave, ndër to dhe atyre që merren me rrjete sociale duke rritur audiencën.

Luizi e kupton që jashtë e duan por ai nuk e di që është kthyer në një fenomen dhe puna nuk do ti mungojë aspak. Dhe me zgjuarsinë që ka, mjafton të zgjedhi atë që i jep më shumë kënaqësi dhe vazhdimësi.

 

Back To Top