Janë mbyllur 4 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 8-të të kampionatit. Në këto 4 sfida të zhvilluara sot, janë shënuar vetëm 3 gola.
Erzeni mori 1 pikë në mënyrë surprizuese përballë Erzenit, me ndeshjen që përfundoi në barazim pa gola, pra 0-0. Në krahun tjetër, Kukësi u mposht në shtëpiu nga Kastrioti, minimalisht 0-1.
Në ndeshjet e tjera Korabi ia doli të merrte 3 pikë në transfertën e Valbonës. Dibranët fituan me rezultatin 1-0. Ndërsa, Vora fitoi po 1-0 kundër Lushnjës.