Ka motrën keq, Valbona ikën nga BBV! Gëzohen 5 banorët që ishin në nominim për të shtunën

Valbona Mema është larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” paraditen e kësaj të mërkure dhe ka lënë përgjysmë garën.

Shkak ka qenë një urgjencë familjare, ku motra e saj është shtruar në spital. Vendimi është lexuar nga Luizi para banorëve dhe u bë me dije se është anuluar edhe nominimi për këtë javë ku nuk do të ketë të eliminuar.

Këngëtarja nuk do të rikthehet më në shtëpinë e Big Brother Vip. Ajo ka zgjedhur të takojë vetëm Luizin dhe Oltën, tek dhoma e rrëfimit, për të mos e parë banorët e tjerë duke qarë.

Largimi i Valbona Memës ka sjellë mërzitje tek pjesa më e madhe e banorëve, por dhe gëzim tek ata që ishin në nominim këtë javë dhe kjo u vu re nga veprimet e tyre.

Kujtojmë se Valbona ka pasur ditë shumë të ngarkuara këto të fundit për shkak të zënkave dhe debateve me disa banorë e sidmos me Luizin.

Zinxhiri i shpëtimit ishte tema kryesore që shoqëroi bisedat e të gjithë banorëve gjatë mbrëmjes së kaluar.Olta dhe Dea komentuan veprimin e Valbonës e cila shpëtoi Kiarën të parën.

Back To Top