Ermiona tregon arsyen e vërtetë pse iku: Jashtë jetoj vetëm me macen, ndërsa aty brenda…

Ermiona Lekbello ka folur pas largimit nga Big Brother VIP Albania.Ajo në Prime-n e sotëm ka folur me moderatoren Arbana Osmani, për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ermiona Lekbello ka folur pas largimit nga Big Brother VIP Albania.Ajo në Prime-n e sotëm ka folur me moderatoren Arbana Osmani, për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ermiona ka deklaruar se nuk ka qenë e emocionuar para hyrjes në Big Brother.“Kam qenë ndoshta në emocion, jo pse do të dilja sërish në skenë, por se do të jetoja brenda me 12 persona.

Në jetën jashtë shtëpisë unë jetoj vetëm me macen, ndërsa aty isha me persona që si njihja më herët”, ka thënë Ermiona.

Ermiona: Falenderoj shqiptarët kudo ku janë në botë, për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë. Ata e kuptuan Jonën. Unë qendrova 17 ditë brenda. Isha nervoze në fillim, për shkak se do jetoja me 13 veta në shtëpi.

Duhet të përballoja këta persona që nuk i njihja dhe në spektakël erdha për të bërë një sfidë me vete. Nuk do bëja asgjë ndryshe, këtë karakter kam. Pata një eksperiencë që nuk e kam provuar kurrë në jetë.

Nuk është e lehtë të qëndrosh e izoluar, sidomos për mua që jam shpirt i lirë. Sidomos me hienat që janë brenda në shtëpi.

Back To Top