Bledi Mane paska sot ditëlindjen, nuk do e besoni dot sa vjeç mbush! Festë e madhe me miqtë (video)

Gazetari Bledi Mane feston sot ditëlindjen. Është përvjetori i 50 i tij dhe me këtë rast ka organizuar një festë të madhe mes miqsh e personazhesh publik.

Bledi Mane u vendos ndjeshëm në qendër të vëmendjes pas pjesmarrjes në Big Brother VIP ku doli me vullnetin e tij pak javë më parë.

Prandaj edhe festa e tij e ditëlindjes kishte pikërisht temën “Big Brother VIP”. Nga torta, te kutia e pandorës dhe zarfet duket se BBV është tashmë një pikë kyçe në jetën dhe karrierën e tij.

Gazetari Bledi Mane, pas daljes nga “Big Brother Vip” ka nisur të komentojë lojën e banorëve, tashmë si dikush që i ka parë nga afër.

Teksa foli për dashurinë mes Kiarës dhe Luizit, Bledi u shpreh se, është diçka që po zbehet dita-ditës, duke i qëndruar faktit se kjo ishte një nga arsyet se pse u ‘vetësakrifikua.’

“Më besoni, një nga asyet pse dola ishte që të lija Kiarën, sepse “larg syrit, larg zemrës”. Luizi është i paparishikueshëm, ndoshta një lojatre tjetër do ta joshte. Dalja e Kiarës do t’i zbehte ndjenjat. Ajo dashuri sa vjen dhe zbehet”- tha Bledi në “Wake Up.”

Back To Top