Alo, produksioni ku jeni? Olta-Luizit: Ti do shkosh te 5-a, do të ikin trutë

Olta Gixhari vijon debatet dhe provokimet me Luiz Ejllin brenda shtëpisë së Big Brother. Mëngjesin e sotëm, Luizi i tha se duhet

të bëjë kujdes se po flet me një person që ka targa ‘CD’ (diplomatike), e më pas i tha se tani ka targa ‘FT’ (fitues).

“Unë jam me targa CD moj Oltë e merresh me mua, tani jam me targa FT, fitues”, tha Luizi.Kjo acaroi Oltën e cila tha deklaratën e fortë se në rast se

Luizi do të bëhet aq keq nëse nuk merr fitoren sa do të përfundojë te ‘5’ (spitali numër 5 në Tiranë, aty ku shtrohen personat me probleme të shëndetit mendor).

“Bravo shumë bukur, po mos ta fitosh çfarë do bësh. Ky do shkojë te 5 po mos ta fitojë, do kalojë, e kam me vërte që ky do kalojë.

Ky nuk e mendon se nuk do ta fitojë. Ky çdo ditë sillet si fitues. Dhe realisht, nëse ndodh që nuk e fiton, ky do dalë nga trutë”-tha Olta.

Back To Top